E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndodhite e Kryshoit ne AQSHF

Filmi Xhandari i famshem francez ne ekranin e madh

Ne kinemane e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit u shfaq dje ne mesdite komedia Ndodhite e zotit Krysho nje prodhim i vitit 1982 me aktorin e njohur francez Louis de Funegraves. Nen regjine e Tony Aboyantz dhe Jean Girault ne kete film permes situatave komike shohim se si ne nje stacion policie rrugore vijne per te kryer stazhin edhe kater gra police. Ardhja e tyre ngjall xhelozine e zonjave Zhozefe dhe Zherber e para gruaja e Kryshoit dhe e dyta e shoqja e adjutantit Zherber.

Nje polic e kapin naten ne konviktin e vajzave por ky njeri nuk identifikohet nderkohe qe per kete veprim akuzohet Kryshoja. Ai perpiqet te provoje pafajesine e vet dhe zbulon se vizitori i nates eshte pikerisht adjutant Zherber. Vizita e drejtorit te xhandarmerise rrembimi i xhandarkave zemerimi i kolonelit gracka qe u ngriti Kryshoi rrembyesve i veshur si grua te gjitha keto do te perfundojne me nje parakalim triumfal ne Saint Tropez.

Kjo komedi e kendshme franceze rreth xhandarit simpatik Krysho permban humor intrige shume argetim dhe situata te gjalla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›