Krijohet Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare
Qendra Artistike “Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare” u themelua nga artistët Desar Sulejmani (Gjermani), Baki Jashari (Kosovë), Blerim Grubi (Maqedoni), Isak Shehu (Shqipëri), Sihana Badivuku, (Kosovë), Fatos Lumani (Maqedoni), Pjeter Guralumi dhe Bujar Alliu (Shqipëri).
Ndër qëllimet e këtij institucioni të ri muzikor mbarëkombëtar është promovimi i vlerave kulturore dhe i traditave të shumta muzikore ndërmjet instrumentistëve, dirigjentëve, muzikantëve dhe kompozitorëve shqiptarë.
Nëpërmjet organizimit të takimeve koncertale, kurseve dhe simpoziumeve të ndryshme, qendra “Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare” synon një bashkim shpirtëror, kulturor dhe artistik brenda vetë kombit shqiptar.
Për të realizuar këto qëllime artistike, Qendra do të realizojë aktivitete dhe projekte të ndryshme, në bashkëpunim më aktorët e interesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilat do të zhvillohen njëkohësisht në të gjitha trevat shqipfolëse në Ballkan e më gjerë.
Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare ka dhënë premieren e saj artistike në 20 nëntor 2010 në Mynih të Gjermanisë, në një koncert bamirësie për femijët me sëmundje të vështira, organizuar nga Shoqata humanitare “Nënë Tereza”.
/Start/
2011-04-06 20:13