E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vuajtjet e djaloshit Verter”, premierë në TKOB

Kjo premierë absolute e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbështetur në një nga veprat e mëdha të Johan Volfgang Gëtes, është kompozuar mbi libretin e shkruar nga Edouard Balu, Paul Milliet dhe Henri Grémont Hartmann.

Drejtori i TKOB-së, Zhani Ciko, e ka cilësuar këtë premierë të rëndësishme për teatrin në drejtim të cilësisë artistike dhe në drejtim të shtjellimit të disa parametrave artistikë të nivelit të lartë.

Vuajtjet e protagonistit Verter do të interpretohen nga tenori Pirgu, me famë edhe jashtë kufijve shqiptarë, i cili sapo ka përfunduar shfaqjen e “Flautit magjik” në skenën e “La Scala-s” në Milano.
Opera franceze me tre akte flet për një dashuri të pashpresë, që përfundon me fundin tragjik të vdekjes së heroit kryesor, pas një gjendjeje shumë të rënduar shpirtërore.

“Vuajtjet e djaloshit Verter” ka një bazë të fuqishme autobiografike të Gëtes dhe pjesa më e madhe e veprës paraqitet si një koleksion letrash të shkruara nga Verteri, një artist i ri, me një ndjeshmëri të lartë dhe temperament pasional.

Publiku mund të shijojë interpretimin e artistëve të TKOB-së për katër net me radhë, 20, 22, 24, 26 prill, ora 19:00.
/Start/

                                                                                             2011-04-12 17:16
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›