“Ballkan Bazar” në kinema “Kristal”

Filmi është një komedi që flet disa gjuhë me aktorë nga pesë shtetet si, Shqipëria, Franca, Italia, Greqia dhe Maqedonia, të cilët interpetojnë një histori të vërtetë të ndodhur pesë vjet më parë në Përmet, ku eshtra fëmijësh dhe grash, shiteshin si eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në tokën shqiptare.
Regjisori e ka marë shtysën nga kjo ngjarje dhe e ka trajtuar në mënyrë komike e me ironi, pasi sipas tij, duke e trajtuar këtë ngjarje tragjike me tragjicitet do të thotë t’i hedhësh benzinë zjarrit. Ndërsa komedia sipas tij, është shumë herë më shprehëse përsa i përket këtij problemi.
“Mesazhi i filmit është ai i të lënit pas inatet, nacionalitetet, urrejtjen dhe të shikojmë përpara drejt raporteve të dashurisë me njëri-tjetrin, të mirëkuptimit sepse siç e dimë, Ballakani ka qënë një fuçi baruti dhe është shumë mirë të tregojmë që jemi popuj që dime të jetojmë me njeri-tjetrin”, është shprehur Budina në një interviste në premierën e filmit në Sofje të Bullgarisë.
“Ballkan Bazar”, një bashkëprodhim italo-shqiptar, është xhiruar në Gjirokastër, në Kishën e vjetër të Labovës, dhe në role interpretojnë aktorët Karafil Shena, Laert Vasili, Visar Vishka, Nikolla Llambri, Erand Sojli, Valentina Xhezo, Marko Bitrarku, Catherine Wilkening etj. Ndërkohë që vetë regjisori Budina interpreton një rol protagonist në film, atë të priftit ortodoks.
“Ballkan Pazar” është shfaqur premierë për herë të parë në Festivalin e 15-të të Filmit në Sofje, që u zhvillua në muajin mars, ndërkohë është prezantuar si projekt në Sofia Meeting në vitin 2009 dhe u përfshi në seksionin e Ballkanit në këtë konkurrim.
Filmi me një mesazh paqeje dhe mirëkuptimi, i trajtuar me ironi, është një prodhim i “Erafilm Productions” me producente Sabina Kodrën dhe do të shfaqet në datën 14 prill, ora 20:30, në kinema “Kristal”.
Kjo është hera e dytë që Edmond Budina vjen si regjisor, pas filmit “Letra ere” në vitin 2003, ndërkohë që ai njihet edhe në interpetimet e tij në filmat “Muri i gjallë”, “Vendimi” etj.
/Start/
2011-04-13 20:09