E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka u kerkon ndihme bizneseve

Duke pare gjendjen skandaloze te godines e cila prej 62 vitesh sherben si Biblioteke e Durresit drejtoresha e saj zonja Flora Dervishi deklaroi dje per Sandard I jam drejtuar biznesit per te na ndihmuar me investime per nje godine te re me kushte bashkekohore Bashkia premtoi dhe tani thote se nuk kam para. Stafi drejtues i bibliotekes se qytetit te Durresit zyrtarisht dje i eshte drejtuar institucioneve shteterore pushtetit vendor shoqatave e lexuesve ne menyre qe te kete sensibilitet per ndertimin e nje biblioteke te re. Zonja Dervishi tha se ky staf ka studiuar edhe mundesite per vendin se ku mund te jete biblioteka e re kurse nje kerkese per ndihme konkrete i eshte derguar edhe 600 subjekteve private ne Durres ne menyre qe edhe ate te kontribuojne materialisht per realizimin e ketij projekti. Prej 10 vitesh shqetesimi per ruajtjen dhe administrimin e librave ne dobi komunitetit eshte ngritur nga stafi i bibliotekes dhe nga anetaret e saj por zgjidhja ende nuk ka ardhur. Godina eshte tejet e amortizuar dhe e pamjaftueshme per te perballuar kerkesat e banoreve te Durresit. Dervishi u shpreh se ngritja e nje godine te re per biblioteke publike eshte me se urgjente godina ekzistuese eshte tejet e amortizuar dhe e ligjeruar si prone private qe nga viti 1997 ish-shtepi banimi e viteve 30 ne shekullin e 20-te. siperfaqja e saj eshte mjaft e kufizuar per pasurine aktuale prej 261.913 libra. Bibliotekes i mungojne hapesirat per lexuesit sikurse jane salla shkencore salla e elektronike ekspozitave fonise si dhe te tjera ambiente. Numri i anetareve te kesaj biblioteke eshte 7.606 vete te cileve iu shtohen edhe 1000 perdorues sekondare dhe vizitues. Perspektiva e aferme e bibliotekes ekzistuese eshte minimizimi i atributeve te sherbimit te komunitetit. Kataloget e periodikut si dhe libra te tjere do te vendosen ne toke. Dendesia e lageshtires eshte e larte 80 cka rrezikon materialet bibliotekare stafin lexuesit teknologjite e reja te informacionit bazen e te dhenave e tjere. Ndersa Biblioteka e Femijeve eshte e ndare. Ajo ndodhet ne nje rruge interurbane ne katin e pare te nje apartamenti banimi me hapesire tashme zero per fondin librave. Duke qene se ne Durres hapesirat per investime publike jane te veshtira per tu gjetur stafi i bibliotekes sugjeron keto mundesi ku mund te ndertohet godina e re. Ajo mund te ngrihet atje ku sot gjendet ish Klubi i Portit Detar ose edhe tek Mazoleumi i Deshmoreve duke shfrytezuar hapesirat anesore apo duke ndertuar 2 kate shtese mbi objektin ekzistues. Tjeter mundesi eshte negocimi me pronarin e godines ekzistuese qe sipas informacionit nuk ka fuqi ndertuese ne menyre qe te mundesohet sistemi ne nje objekt te ri qe mund te ndertohet ne truallin ekzistues. Gjithashtu si mundesi tjeter shihet blerja e dy kateve te para te ndonje pallat ne proces ndertimi. Sugjerimi i fundit eshte vendosja e bibliotekes ne hapesiren e pasme te qendres kulturore A. Moisiu mbi kapitele. Per kete problem kemi biseduar me ministrin e Kultures i cili na ka premtuar se do te kontribuoje me nje pjese te fondit qe do te na nevojitet. Bashkia e Durresit ende nuk e ka thene fjalen e saj. Nderkohe qe nepermjet Dhomes se Tregtise i jemi drejtuar 600 subjekteve te biznesit privat ne menyre qe edhe ata te kontribuojne ne sigurimin e fondit te nevojshem - tha drejtoresha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›