Bibliotekë e re për gjimnazistët e "Aleks Budës"
Nxënësit e gjimnazit "Aleks Buda" në kryeqytet kanë një bibliotekë të re me më shumë libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Ajo që u duhet është vetëm dëshira për t‘iu përkushtuar leximit. Falë nismës "Dhuro një libër!", iniciativa më e re e Bashkisë së Tiranës, biblioteka e shkollës numëron një numër të konsiderueshëm librash të dhuruar nga stafi i bashkisë, duke shtuar një fond të ri me autorë të ndryshëm. Nxënësit e këtij gjimnazi kanë tashmë mundësinë të kalojnë orët edukative në mjedise të reja e bashkëkohore, ku do të mund të takohen, të diskutojnë me njëri-tjetrin e të shpenzojnë kohën në mënyrë të frytshme, duke mbledhur informacion dhe përftuar njohuri, si faktorë të një rëndësie maksimale për zhvillimin e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në prani të nxënësve të kësaj shkolle, u shpreh se "një shkollë pa bibliotekën është një organizëm pa një gjymtyrë shumë të rëndësishme dhe duke i pajisur të gjitha shkollat me këtë gjymtyrë, ne i ndihmojmë të rejat e të rinjtë e kryeqytetit që të ecin më shpejt". Rama ka sqaruar më tej se "Dhuro një libër" është një nismë që i fton të gjithë qytetarët, familjet, organizatat të dhurojnë libra nga fondi i librave të tyre për shkollat e Tiranës.
Projekti "Partneriteti publik-privat për zhvillimin e komunitetit", realizuar ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe një banke private, ka mundësuar krijimin e një fondi të ri librash për dy biblioteka në dy shkolla të kryeqytetit, përkatësisht në gjimnazin "Aleks Buda" dhe shkollën 9-vjeçare "Siri Kodra".