Penalizime për mjekët në raste abuzimesh
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka nënshkruar kontratat me 39 spitale në të gjithë vendin. Dje, në një takim, drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka bërë publike disa zgjidhje që janë menduar për një pjesë të çështjeve që kishin mbetur pezull. Një nga pikat më interesante të kontratës është penalizmi i mjekëve apo personelit mbështetës, të cilët mbajnë përparësen e bardhë në rast abuzimesh. Nëse ka denoncime, prova apo dhe të dhëna që në një nga spitalet ku Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka nënshkruar kontratë//////////////////////////////, atëherë mjekët do të kenë dy lloje ndëshkimesh: gjobitje me shumën e dy pagave mujore, ose ndërprerje kontraste/////////////// individuale, largim i menjëhershëm nga puna. Po ashtu, për problemin e të ardhurave dytësore, të cilat dy vitet e fundit janë futur në llogarinë e buxhetit të shtetit, do të rikthehen në vendin ku burojnë, spital. Të gjitha paratë e grumbulluara nga pacientët që nuk kanë sigurime shëndetësore apo të tjera të ardhura të akumuluara si pasojë e dhënies së shërbimit në sistemin publik, do t‘i kalojnë vetë qendrës shëndetësore. Më pas do të jetë këshilli drejtues i qendrës që do të vendosë se si do të shpenzohen ato para, për restaurime, investime apo shpërblime për mjekët dhe personelin mbështetës. "Kjo është një pikë e rëndësishme e kontratës për të cilën kemi insistuar, pasi më në fund adresohet përgjegjësi në rast të pagesave informale. Në kontratë është parashikuar masa me gjobë deri në 2 paga mujore e deri në shkëputje kontrate individuale", tha drejtoresha e Institutit të Sigurimeve, Elvana Hana. Ajo theksoi se pika shumë të rëndësishme të arritura deri tani janë përdorimi i buxhetit të paprekur në vitin pasardhës nga spitali. Kjo do të thotë se nuk do të ketë djegie fondi, si dhe mbi të gjitha përdorimi i të ardhurave dytësore 100% për nevojat e vetë spitalit. Për sa i takon mënyrës së financimit, drejtoresha e ISKSH-së u shpreh se me plotësimin e kushteve të parashikuara në vendimin e qeverisë, lidhur me hartimin e protokolleve të mjekimit, miratimin e standardeve të spitaleve dhe treguesve të cilësisë, llogaritja e kostos për çdo shërbim do të shkojë drejt financimit për shërbim si rruga më e mirë për financimin e spitaleve.
Pas një diskutimi paraprak me drejtuesit e spitaleve, ISKSH ka hartuar kontratat e reja me të gjitha spitalet publike, 39 qendra shëndetësore dhe brenda disa ditësh pritet nënshkrimi i kontratave, sipas afatit të përcaktuar, me vendim të Këshillit të Ministrave. Drejtoresha Hana, në hapje të takimit tha se këto kontrata janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e reformës, pasi përcaktojnë qartësisht të drejtat dhe detyrimet e palëve, ISKSH dhe spitaleve. "Buxheti për vitin 2009 është ndarë me vendim të Këshillit të Ministrave, në bazë të buxhetit historik të spitaleve, por ky vit do të shërbejë për të parë ecurinë e spitaleve, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të kemi një buxhet dinamik". Kreu i ISKSH-së tha gjithashtu se brenda një periudhe të shkurtër spitalet do të nisin t‘i blejnë vetë medikamentet e nevojshme në bazë të nevojave që kanë dhe ISKSH do të kontrollojë mënyrën e përdorimit të fondeve dhe zbatueshmërinë e ligjit të prokurimeve nga vetë spitalet.