INVESTITORET NGA AUSTRIA
Mars 2009. Rasti e desh të qëndroj dy ditë në Vjenë, si pjesëtar i një grupi miks - specialistë e gazetarë. Grupin e drejtonte Genc Ruli. Sebepi? Ftesa e kompanisë VERBUND, fituese e tenderit për ndërtimin me koncesion të hidrocentralit në Ashtë, mbi lumin Drin. Në pritje të takimit zyrtar, pyeta Kristo Rodin, drejtor në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës.
Unë: Pse kjo ftesë nga austriakët?
Ai: Për dy arsye. Së pari, kompania do të tregojë projektin e ndërtimit në miniaturë të hidrocentralit. Së dyti, teknologjia që do të zbatohet në Ashtë është e ditëve tona. Për të qenë më i saktë, ndërtimi me sukses i hidrocentralit të Ashtës do të bëjë një revolucion të vërtetë në teknologjinë e turbinave dhe në koston e ndërtimit të hidrocentraleve. Deri më sot, kompania austriake ka ndërtuar me sukses hidrocentrale me një fuqi deri në 5 mega. Në Ashtë, fuqia e hidrocentralit do të jetë 50 mega.
Unë: Mos është mungesë takti t‘ju pyes: Në Shqipëri e gjetën austriakët të bëjnë eksperimentime? Boll është eksperimentuar në trojet tona: tufëzat, arrëzat, inflacioni zero, çmimet e "gozhduara"?!
Ai: Vërejtje me vend. Prandaj gjysmën e përgjigjes do të ta jap tani. Pjesën tjetër do ta shihni vetë, kur të vizitojmë Universitetit Hidroteknik të Vjenës. Shkenca ka shtruar për zgjidhje dy probleme. Madhësia e turbinave... Në Koman, një turbinë peshon mbi 250 tonë. Kur bëhet montimi dhe sidomos riparimi i tyre, ekspertëve u vjen mendja vërdallë. Së dyti, këto turbina kërkojnë diga të mëdha. Sa më e madhe diga, aq më e lartë kostoja e ndërtimit. Sa më e lartë diga, aq më i madh rezervuari i krijuar. Sa më i madh rezervuari, aq më shumë dëmtohet ambienti. Direktivat e Brukselit nuk të lejojnë të kesh "dorë" të lirë në shkatërrimin e natyrës. E detyruar kjo direktivë në vendet e Bashkimit Evropian, si Austria... E këshillueshme për vende që ëndërrojnë të kenë Brukselin kryeqytet të dytë, si Shqipëria...
Parantezë. Kur Kristua i dha fund bisedës për direktivat e Brukselit, ndërmend më erdhi historia e pelikanit kaçurrel. Me para të BE-së do të ndërtohej rruga Fier-Vlorë. Në Bruksel, për të firmosur lëvrimin e fondeve shkoi një delegacion. E kryesonte ministri Sokol Olldashi. Kur ministri priste të hidhte firmën, ekspertët e Brukselit kundërshtuan. Mes ministrit dhe një eksperti u zhvillua një bisedë me nota surealiste.
Ministri: Kush është shkaku?
Eksperti: Pelikani kaçurrel!
Ministri: Ǒështë kjo marrëzi! Ne kemi ardhur për rrugën, ju flisni për shpendë?!
Eksperti: Zëvendësministri juaj i Mjedisit, Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier-Vlorë, rriten zogj të rrallë. Me paratë e BE-së nuk mund të lejojmë "pushkatimin" e pelikanit kaçurrel.
Në inat e sipër, ministri iu zbraz Kryeministrit… Tregon zëvendësministri: Mesnatë. Bie telefoni. Kryeministri më ftoi në zyrë. Mendja ku nuk më shkonte…
Berisha: Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin?
Zv.ministri: Jo…
Berisha: Mendohu mirë…
Zv.ministri (vrava mendjen… Përsëri thashë jo…)
Berisha: Po për pelikanin kaçurrel nuk ke bërë ndonjë letër?...
Zv.ministri: (U kujtova... Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri. Libri do ketë rënë në duart e ndonjë eksperti të BE-së…)
Duhet gjetur një kompromis, tha Berisha duke qeshur. Bëj një letër për Brukselin…
Në letrën për BE-në, argumentova: Rruga të ndërtohet, nëse projektit i bëhen disa shtesa për mbrojtjen e shpendëve të rrallë… Pasi u bë ky ndryshimi në projekt, u miratuan fondet për ndërtimin e rrugës…
Universiteti Hidroteknik i Vjenës ishte bërë pjesë e projektit të Ashtës. Në disa salla të mëdha ishte zbatuar projekti në miniaturë. E ndërsa ekspertët tregonin, mu kujtua se salla të tilla eksperimentale për hidrocentrale kishte pasur edhe në Tiranë. Kur isha gazetar, disa herë kisha shkruar në ndërtesën e Institutit të Ndërtimit të Hidrocentraleve. Kisha shkruar për hidrocentralet në miniaturë, ku zbatoheshin projektet e Radovickës, Farudin Hoxhës dhe grupit të ekspertëve me përmasa evropiane. Tani, vendin e sallave ku eksperimentohej e kanë zënë karabinatë e pallateve…
-Bashkëpunimi mes kompanisë dhe universitetit është domosdoshmëri kur bëhet fjalë për aplikimin e teknologjive të reja, nisi të tregojë një nga ekspertët. Vëreni turbinat? Shumë të thjeshta. Tepër të lehta në montim. Nuk kërkojnë diga të mëdha. Mjafton edhe rrjedhje natyrore e lumenjve. Turbina të tilla kemi montuar në disa vende, ku Danubi krijon rryma të fuqishme ujore. Ndërtimi i hidrocentraleve në vendet e BE-së po kthehet në herezi, vazhdoi më tej eksperti austriak, partitë ekologjike janë bërë pjesë e qeverive. Duke pasur pushtet, kanë krijuar barriera ligjore për ruajtjen e mjedisit. Kam një fakt të bukur. Në një urë të vjetër mbi Danub krijohej një digë në miniaturë. Komode për të vendosur turbinat tona. Të vogla. Të vendosura në shtratin e lumit. Pa asnjë ndërhyrje në brigjet e lumit. Kur hodhëm idenë, askush nuk na besoi. Vetëm bashkëpunimi me universitetin, vetëm demonstrimi në miniaturë i hidrocentralit hapi dritën jeshile për vendosjen e turbinave në këmbët e kësaj ure të lashtë.
Teknikisht është vështirë ta përshkruash me fjalë atë që dha kamera në emisionin televiziv për hidrocentralin në miniaturë të Ashtës, të shfaqur disa ditë më parë. Dy gjëra mund të shkruhen. Së pari, në selinë e universitetit, në zemër të Vjenës "flitej shqip". Hidrocentrali në miniaturë kishte "pushtuar" mijëra metra katrorë salla të universitetit. Së dyti, projektuesit, duke menduar për prodhimin e energjisë elektrike, në plan të parë kishin ruajtjen e mjedisit.
Në mbrëmje na ftuan në zyrat e kompanisë. Sipas zakonit do të bëhej një takim zyrtar. I pari e mori fjalën i zoti i shtëpisë. Në fillim tregoi për fuqinë e VERBUND. Një ndër kompanitë e njohura në Evropë për prodhimin e energjisë elektrike. Në 15 vitet e fundit kishte investuar rreth 1.5 miliardë euro. Sot kompania zbaton projektet e saj në Turqi, Bullgari, Rumani, Amerikën Latine. Kompania austriake është bërë model internacional për shfrytëzimin e ujit pa dëmtuar ekologjinë.
Pas kësaj ekspozeje, vazhdoi austriaku, shtrohet pyetja: Ka probleme kompania për të investuar? Sigurisht që ka. Ne jemi pjesë e ekonomisë austriake. Dhe ekonomia austriake është në krizë. Bankat, të mbytura me borxhe, nuk japin kredi. Pa kredi nuk ka investime. Ne jemi pjesë e biznesit evropian. Dhe ekonomia kudo po bën hapa prapa. Rrallë gjen ndonjë vend të BE-së që të ketë rritje prodhimi një për qind. Bankat evropiane janë futur në zinxhirin e debi-kredive. Shoqëritë e sigurimeve janë bërë anemike. Ne jemi pjesë e tregut të lirë botëror. Dhe ekonomia amerikane e japoneze po kalon krizën më të madhe ekonomike pas Depresionit të Madh të vitit 1929. Kudo ku kemi fituar të drejtën për të investuar: në Turqi, Rumani, Maqedoni, Maltë, zbatimi i projekteve ka vështirësi serioze.
- Po në Shqipëri?- pyeti një gazetar.
- Tingëllon si paradoks, por vetëm në Shqipëri investimi ynë është i garantuar. Nuk bëj propagandë - ne vijmë për të fituar. Nuk flas me fantazi. Informacionet i kemi të sakta. Pjesëmarrja e Austrisë në Shqipëri është evidente. Banka më e madhe në Shqipëri është pronë e bankës austriake, "Rajfazen Bank". Dy nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve: "Unika" dhe "Vjena" kanë blerë "pjesën e luanit" në shoqëritë e sigurimeve "Sigal" dhe "Sigma". Hotel "Rogner" në Tiranë. Dhjetëra projekte për ujësjellës, shkolla e rrugë kanë "firmën" e kompanive austriake. Së fundmi, edhe koncesionin për kaskadën e Devollit e fituan austriakët. Nga ana tjetër, kompania jonë ka marrë informacion për treguesit ekonomikë të Shqipërisë nga FMN, Banka Botërore, BERZH etj. Normale. Bëhet fjalë për të investuar mbi 130 milionë euro, në një botë të trazuar ekonomike. Mbi këto informacione, kemi ndërtuar këtë sinoptikë për ekonominë e Shqipërisë. Së pari, kur vendet e Evropës, ku ne investojmë janë në krizë, Shqipëria do të ketë një rritje këtë vit të GDP-së prej 3 për qind. Së dyti, kemi garancinë se sistemi bankar është jashtë "sinorëve" të krizës monetare. Së treti, ulja e tatim-fitimit në 10 për qind dhe vendosja e taksës së sheshtë, e bën me leverdi investimin tonë. Së katërti, në kohën kur në shumë vende të botës ka nisur shtetëzimi i bankave (rasti i tre bankave në Angli); i shoqërive të sigurimeve (80 për qind e aksioneve të AIG janë blerë nga shteti amerikan) dhe i shumë kompanive prodhuese - në Shqipëri vazhdon privatizimi i kompanive shtetërore. Së fundmi, privatizimi nga një kompani çeke i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Pasi përfundoi takimi, përfitova nga rasti, që duke pirë kafe të filloj një debat me Genc Rulin. I thashë: "Nëse unë do të shkruaj në gazetë, ato që foli austriaku, me siguri do të thonë: Mitros, ose ia ka zënë kokën me derë Berisha, ose Mitrua kërkon të jetë në "top listën" për deputet…".
Ruli: Disa ditë më parë dëgjova një ekspert të ekonomisë. Shitet për i pavarur. Por duke e dëgjuar, mu kujtua thënia e një ekonomisti anglez, Eli Devons: "Kur ekonomistët duan të studiojnë kalin, nuk shkojnë të vëzhgojnë kalin. Ata ulen dhe duke pirë kafe pyesin veten: Çfarë do të bëja unë po të isha kalë?!"
Unë: Në këtë rritje të GDP-së, ka pjesën e saj edhe ekonomia informale?
Ruli: Sigurisht. Për dy arsye. Së pari, ekonomia informale ka më shumë imunitet ndaj krizave jashtë vendit. Së dyti, nga viti në vit, pjesë të ekonomisë informale janë bërë pjesë e ekonomisë së tregut.
Unë: Ku qëndron sekreti që bankat tona janë disi më larg krizës që ka përfshirë sistemin monetar botëror?
Ruli: Kriza në banka e ka zanafillën në krizën e kredive. Bankat që kanë falimentuar ose janë në këtë rrugë, kanë dhënë kredi mbi 120 për qind të kursimeve që kanë depozituar. Në Shqipëri përqindjet variojnë nga 50 në 60 për qind. Të kujtohet? Deri në vitin 2005, Banka e Kursimeve nuk jepte fare kredi. As për biznesin. As për qytetarët. Veprim ekonomik i gabuar. Me pasoja për zhvillimin e vendit. Por ja që ndodhi paradoksi: Kufizimi në dhënie kredish vite më parë, është kthyer në dukuri pozitive për bankat shqiptare...
Unë: Mos vallë ekonomia shqiptare ka fituar imunitet ndaj krizës ekonomike botërore?
Ruli: Të pohoje këtë fakt, do të ishte fatalitet, do të thotë të flije mbi dafina. Miku im! Ekonomia shqiptare është pjesë e ekonomisë botërore. Pjesën e luanit në shkëmbimet tona tregtare e zë Italia, Greqia dhe Gjermania. Të treja vende në krizë. Si pasojë ka rënë eksporti i mineraleve: krom, bakër etj. Ka probleme për eksportin e konfeksioneve, këpucëve. Bankat tona janë private. "Nënat" e tyre në Itali, Austri dhe Greqi janë në kolaps. "Bijat" në vendin tonë ende janë jashtë orbitës së krizës. Por po humbe vigjilencën, rreziku është prapa derës. Ndaj qeveria rriti fondin e garancisë së depozitave nga 700 mijë lekë në 2.5 milionë lekë. Ndaj Banka e Shqipërisë uli interesat…