E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, 10 gafat e para presidenciale

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar falje pasi u shpreh se kishte praktikuar aftësitë e tij sportive në Shtëpinë e Bardhë, por kishte kapur pak pikë, "njësoj si skuadrat speciale të Lojërave Olimpike". Skuadrat speciale janë kategoria e njerëzve me probleme fizike, që marrin pjesë në këto disiplina të ndryshme sportive. Presidenti amerikan, Barack Obama, e bëri një gafë të tillë gjatë emisionit të ndjekur televiziv, "The Tonight Show with Jay Leno". Ai i tha Lene-s se kishte praktikuar bouling në Shtëpinë e Bardhë, por nuk ishte i kënaqur me rezultatet. "Rezultatet ishin pak a shumë si ato të skuadrave speciale të Lojërave Olimpike", tha ai, duke shkaktuar të qeshura tek audienca në sallë. Por përpara se shfaqja të transmetohej, Obama kishte dhënë një deklaratë për shtyp, ku kërkonte falje.

Pendesa e Obamës

Teksa gjendej në bordin e "Air Force One", Obama i telefonoi kreut të "Special Olympics", Tim Shriver, dhe i kërkoi falje. "Ai ka shprehur zhgënjimin e tij dhe kërkoi falje në një mënyrë që mendoj se ishte shumë prekëse. Barack bëri të ditur se nuk kishte si synim të fyente këtë kategori njerëzish", tha Shriver. Ai u shpreh se ndjesa e Presidentit ishte "shumë e sinqertë" dhe se Obama u kishte dërguar një ftesë atletëve të "Special Olympics" për të vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe për të luajtur bouling apo basketboll me të. Gjithsesi, Shriver theksoi se incidenti dëshmon se fjalët të lëndojnë dhe se ato kanë shumë rëndësi. "Këto fjalë mund të shihen si fyese ndaj handikapëve", u shpreh Shriver.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Obama e ka kuptuar që batuta e tij ishte një "shaka e pamenduar". Sekretari i shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Robert Gibbs, u shpreh se Presidenti beson që "Special Olympics" janë një "triumf i shpirtit njerëzor". Gibbs shtoi se Obama "e kupton se ata meritojnë më shumë se shakaja e pamenduar që bëri ai".

Gafat Obama-Biden

Kjo është gafa më e freskët e Presidentit amerikan, Barack Obama. Por kritikët tashmë kanë filluar punën e tyre, duke kapur çdo detaj të parregullt të Presidencës së re. Gazeta britanike "Telegraph" ka botuar dhjetë gafat e Presidencës Obama-Biden, ku përfshihen gabimet rastësore të dy krerëve të shtetit. Aty ka deklarata të pamenduara mirë para se të thuhen, si dhe detaje teknike siç është fakti që Obama ka ngatërruar dritaren e Shtëpisë së Bardhë me derën.

Gafat e politikanëve

"Politikanët mund të bëjnë më shumë gjeste humoristike në mënyrë të natyrshme, sesa mund të bëj unë me qëllim", ka thënë Will Rogers, një humorist amerikan që ka jetuar në fillim të viteve 1900. Dhe, në të vërtetë, shumë prej gafave verbale të disa prej politikanëve më të fuqishëm në botë, do të ktheheshin shumë lehtë në skenarë parodish humoristike. Ato janë fjali të thëna natyrshëm me raste, por që kanë rezultuar të jenë gafa të mëdha dhe sigurisht nuk i kanë shpëtuar përqeshjes nga mediat për muaj të tërë. Por janë edhe pjesë e personalitetit të politikanëve, siç ndodh shpesh në rastin e ish-kryeministrit italian, Berlusconi, i cili i justifikon të "ashtuquajturat" gafat e tij të shpeshta me fjalinë: "Me sa duket, ka një mungesë të përgjithshme humori". Kurthit të gafave që kanë gjasa të mbeten në histori nuk i kanë shpëtuar disa prej liderëve më të mëdhenj të botës, siç është ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, ish-presidenti i Francës, Chiracque, presidenti i Rusisë, Putin, etj. Edhe pse gafat e politikanëve mbeten për një kohë të gjatë në vëmendjen e mediave, ato shpeshherë i bëjnë më gazmore fjalimet apo intervistat e gjata politike. E tillë është edhe përgjigjja e ish-presidentit Bush, kur një reporter e pyeti se çfarë të përbashkëte kishte ai me Kryeministrin e asaj kohe të Anglisë, Tony Blair. "Të dy përdorim pastë dhëmbësh ‘Colgate‘", iu përgjigj George W. Bush.

1. Vetëm pak pasi u betua për detyrën e re, zëvendëspresidenti

Joe Biden, ngatërroi emrin e gjykatësit John Paul

Stephens, "një prej gjykatësve më të mëdhenj" të Gjykatës

së Lartë, duke e quajtur atë "gjykatësi Stewart".

2. Barack Obama bëri shaka, duke thënë se Nancy Reagan

zhvillonte seanca spiritualizmi në Shtëpinë e Bardhë. Më

vonë, ai i telefonoi asaj për t‘i kërkuar falje, pasi "Associated

Press" shkroi se, edhe pse ajo konsultohej me astrologë,

"nuk zhvillonte bisedime me të vdekurit".

3. Në një paraqitje publike, Joe Biden harroi "numrin e

faqes së internetit", të skicuar nga Shtëpia e Bardhë për të

treguar se si po shpenzoheshin paratë e TARP (Programi për

Lehtësimin e Aseteve në Vështirësi).

4. Në një video të shfaqur, Barack Obama ngatërroi

dritaren e Shtëpisë së Bardhë me derën.

5. Joe Biden bëri shaka mbi betimin e inaugurimit të shefit

të Drejtësisë, të cilit iu mor goja. Presidenti u mërzit me

zëvendësin e tij në mënyrë të dukshme dhe më vonë

Biden kërkoi falje publikisht.

6. Në udhëtimin e tij të parë në "Marine One",

Barack Obama theu protokollin dhe ia bëri jetën të vështirë

një marinsi, duke i shtrënguar dorën, ndërkohë

që ai qëndronte në pozicion nderimi. Më pas, duke u ngjitur

në helikopter, Barack Obama përplasi kokën te dera.

7. Rezulton se Joe Biden i kishte treguar së shoqes se atij

iu ofruan dy zgjedhje, për t‘u bërë ose zëvendëspresident ose

sekretar Shteti. Kjo ofertë ishte e padëgjuar më parë nga

ndihmësit e Obamës dhe Hillary Clinton, të cilët e mësuan

lajmin nga Jill Biden, drejtpërsëdrejti nga show i Oprah.

8. Kryeministri britanik, Gordon Brown, i dhuroi Presidentit amerikan, Barack Obama, një mbajtëse të gdhendur stilolapsash, si dhe një biografi prej shtatë volumesh të Winston Churchill-it. Ndërsa Presidenti amerikan i dhuroi atij 25 DVD, të cilat nuk punonin në Britani.

9. Joe Biden i tha një kolegu në Senat, i cili iu drejtua si

"zoti zëvendëspresident" me një gjuhë të ashpër: "pse

dreqin s‘më lë një minutë pushim".

10. Gafa më e fundit ndodhi gjatë pjesëmarrjes së Barack

Obama-s në shfaqjen "Jay Leno Show". Ai bëri shaka, duke

thënë se në Shtëpinë e Bardhë stërvitet me sporte si ato

të pjesës speciale të Lojërave Olimpike, që janë handikapët. Më pas, Barack i telefonoi kreut të "Special Olympics" për t‘i kërkuar falje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›