E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Liberalizimi i vizave i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian duhet të mundësojë liberalizimin sa më të shpejtë të vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës, thuhet në projektraportin për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, përgatitur nga Tanja Fajon, raportuese e Parlamentit Evropian.
"BE-ja do të duhet që propozimin për heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi ta plotësojë dhe të mundësojë që Bosnja dhe Shqipëria ta arrijnë këtë qëllim sa më shpejt dhe ky proces të përfshijë edhe Kosovën", thuhet në raportin e publikuar nga median sllovene.
Komisioni Evropian në korrik propozoi që BE-ja nga 1 janari i vitit 2010 të heqë vizat për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Fajon, deputete në Parlamentin Evropian nga radhët e Partisë Socialdemokrate sllovene në pushtet, në një deklaratë për TANJUG-un përshëndeti propozimin e KE-së, por njëkohësisht shfaqi shqetësimin për shkak të asaj se ai nuk përmban kurrfarë kornize kohore kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.
Raporti për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor do të duhet të dërgohet në Parlamentin Evropian në nëntor

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›