Bici-Besëlidhja, ‘divorci’ në prag

E ardhmja e trajnerit Vasil Bici në krye të Besëlidhjes duket se është drejt fundit në rast se drejtuesit e klubit dhe të Bashkisë, e cila ka marrë në duar financimin e skuadrës, nuk ndërhyjnë në kohë.
Mungesa e organizimit është vërtet e madhe dhe një gjë e tillë pengon punën e trajnerit dhe stafit të tij për të ndërtuar një skuadër sa më competitive në sezonin e ardhshëm. Në fjalën e tij trajneri lezhjan vasil Bici është shprehur se nëse nuk ndërhyet në kohë për të rregulluar gjërat atëherë ai do ta shikojë seziozisht pozicionin e tij në krye të besëlidhjes.
"Është shumë e vështirë të drejtosh në këtë mënyrë" është shprehur trajneri Bici per Gazeten "Sporti". "Nuk e mendoja një situatë të tillë, ndonëse nga drejtuesit m'u premtua mbështetje dhe angazhim i lartë. Kam në dispozicion mbi 35 futbollistë, të cilët duhen përzgjedhur, por kushtet janë vërtet të vështira dhe interesimi mungon. Ka edhe probleme të tjera që duhen zgjidhur, ndërsa koha kalon dhe kampionati afron gjithnjë e më shumë. Hodha një firmë mbi kontratë edhe pse nuk isha i vlerësuar financiarisht, tashmë më duhet të përballem me shumë propbleme, të cilat nuk i kam menduar. Unë jam mësuar të punoj në kushte serioze edhe me njerëz të interesuar për futbollin dhe jo në të tilla situate. Nëse nuk ndërhyet javën e ardhshme atëherë unë nuk mund të qendroj në krye të Besëlidhjes", përfundon trajneri Bici.