E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një trokitje nga Bariç

Nga Dritan Ikonomi
Plakushi nuk dëshiron të dalë në pension! Me Shqipërinë ose jo, Oto Baric e ka ndarë mendjen t'i japë futbollit, por edhe të marrë nga ai, të paktën edhe për tre vjet të tjerë. Dëshira e Otos është një "trokitje" e tërthortë në derën e FSHF-së, për rinovimin e kontratës, edhe pse e ka të qartë që duhet të bindë deri në fund me rezultate. Nëse do të dëgjohet apo jo trokitja e tij, kjo mbetet për t'u parë. Por, mirë do të ishte që trokitjen e plakut Oto ta dëgjonin edhe veshë të tjerë. Janë trajnerët shqiptarë, shumë më të rinj se Baric, por që kanë zgjedhur pensionin para kohe. Bëjnë mirë të lëvizin, kanë ende shumë për t'i dhënë futbollit shqiptar!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›