FSHF, censura dhe çështja Vllaznia

Nga Dritan Ikonomi
Ka mjaftuar ngritja e toneve në takimin midis përfaqësuesve të klubeve dhe atyre të federatës, që këta të fundit të merrnin vendimin për largimin e gazetarëve. Familja e futbollit ka shumë probleme për të biseduar dhe mund të ketë plotësisht të drejtë që disa mbledhje t'i zhvillojë pa praninë e medias. Rasti i djeshëm nuk është i tillë. Ishte një takim që zhvillohet prej vitesh duke pasur të pranishëm edhe gazetarët. Për më tepër, edhe dje media ishte e pranishme, por u nxor jashtë atëherë kur nisën debatet. FSHF i do gazetarët vetëm kur ka llafe të bukura, ose gjëra që i interesojnë, dhe është e gatshme t'u kthejë në cast shpinën, sa herë që ndien rrezikun e nxjerrjes së të palarave në shesh. Ata drejtues që përpiqeshin t'i mbanin gazetarët pranë dhe i binin menjëherë telefonit sa herë që vinte ndonjë faks me lajme të mira për ta nga UEFA, tashmë bëjnë të kundërtën. Më pas, kanë edhe kurajon e cuditshme të akuzojnë në grup gazetarët për inate personale! Cudia nuk përfundon me kaq. Tema e ditës në futbollin shqiptar është "cështja Vllaznia", me dyshimet për trukim në ndeshjen e shkodranëve kundër NK Zagrebit. Të dërguarit nga Zvicra kanë paralajmëruar skuadrat para takimit, duke u shprehur dyshimet për paracaktim rezultati, më pas kanë pyetur gjyqtarët nëse kanë vënë re ndonjë gjë të dyshimtë, kanë kërkuar edhe kasetën e ndeshjes, ndërkohë që tashmë UEFA i ka hapur zyrtarisht hetimet për skuadrën kroate, e cila është e akuzuara. Të gjitha këto nuk i mjaftojnë sekretarit të federatës, Roland Mici, për të pranuar se UEFA kishte dyshime dhe deklaron se nuk ka pasur kurrë një cështje të tillë. Ndërkohë që vetë FSHF duhet t'i kishte hapur këto hetime e të sqaronte cështjen, qoftë edhe për të mbrojtur skuadrën shqiptare, anëtare e Federatës dhe përfaqësuese e saj në arenën ndërkombëtare.