E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari sportiv: Si sot me 7 korrik

1921 – U lind amerikani Ezard Carls, kampion bote i peshës së rëndë në boks, më 1949, 1950 e 1951. Vdiq më 1975.
1933 – U lind Murrej Halberg, Zelanda e Re, kampion olimpik më 1960, në garën e 5000 metrave.
1944 – U lind Jyrgen Grabovski, ish-futbollist i Gjermanisë Perëndimore dhe Eintraht Frankfurt.
1946 – U lind Xhim Dej, Kanada, kampion olimpik më 1968, në kërcimin me kuaj.
1970 – U lind Erik Zabel, ciklist gjerman.
1974 – Gjermania Perëndimore mundi Holandën 2-1 në finalen e Kupës së Botës, e cila u luajt në Mynih. Titulli i dytë botëror për gjermanët dhe humbje për futbollin total të Johan Krujfit.
1980 - Lerri Holms hodhi KO Skot Lë Du, në 7 raunde, për titullin botëror të peshës së rënë në boks.
1985 - Boris Beker u bë lojtari i parë i paklasifikuar, lojtari më i ri (për kohën) dhe gjermani i parë që fitoi Uimbëlldonin, në turneun individual të tenisit. Në atë kohë ishte 17 vjec e 7 muaj.

Si sot 33 vjet më parë
Futbolli Total kundër Disiplinës Totale

Më 7 korrik 1974, në "Olympiastadion" të Mynihut u vunë përballë dy skuadrat më të mira të Kupës së Botës, Gjermania Perëndimore dhe Holanda. Kjo e fundit do të mbahet mend gjatë për futbollit e saj, i cili është pagëzuar si futbolli total. Në terminologjinë e futbollit "Futboll total" është quajtur sistemi në të cilin një lojtar që lë pozicionin zëvendësohet menjëherë nga një tjetër, duke ruajtur strukturën e paracaktuar organizative. Në këtë sistem fluid asnjë futbollist nuk mbetet brenda "kornizave" të rolit të tij, secili mund të jetë me radhë sulmues, mesfushor dhe mbrojtës. Futbolli Total varet shumë nga aftësia e cdo futbollisti për t'u përshtatur brenda skuadrës. Ka nevojë për lojtarë që janë tepër të prirur ndaj taktikës, cka u mundëson të ndryshojnë me shpejtësi pozicionet pa krijuar ndërlikime. Është e kuptueshme që kërkon edhe aftësi të larta teknike dhe fizike. Themelet e Futbollit Total u hodhën nga Xhek Reinolds, trajner i Ajaksit më 1915-1925, 1928-1940 dhe 1945-1947. Rinus Mikels, i cili kishte qenë lojtar i Reinoldsit, kur u bë trajner i Ajaksit i zhvilloi idetë e ish-trajnerit, duke krijuar atë që sot njihet nga të gjithë si Futbolli Total. Futbollisti simbol i sistemit ishte Johan Krujf, te Ajaksi dhe Holanda. Edhe pse ishte sulmues, Krujf lëvizte në të gjithë fushën, ndërsa skuadra lëvizte rrotull tij. Berri Hulshof e shpejgon më së miri skemën e Ajaksit triumfues: "Ne flisnim gjithë kohën për hapësirat. Krujf fliste gjithmonë se ku duhej të vraponte e të qëndronte secili, si dhe kohën kur nuk duhej të lëviznim nga vendi". Momenti më i madh i Futbollit Total ishte finalja e vitit 1972, kur Ajaksi mundi Interin 2-0, një fitore e shkëlqyer kundër futbollit mbrojtës. Me të njëjtin stil, Holanda marshoi drejt finales më 1974, e quajtur shpesh si Futbolli Total kundër Disiplinës Totale. Holanda mori kryesimin brenda 80 sekondave, në të cilat e qarkulloi 13 herë topin, ndërsa gjermanët nuk e prekën. Në pjesën e dytë, Gjermania ruajti epërsinë 2-1 falë mbulimit që Berti Fogts i bëri Krujfit, ndërkohë që Franc Bekenbauer, Uli Hënes dhe Volfgang Overat dominuan mesfushën, cka solli triumfin e vendasve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›