E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid: 440 milionë euro fitim nga Bekami

Dejvid Bekam ka qenë vërtet një minierë ari për Realin e Madridit. Që prej ardhjes së tij në "Bernabeu" më 2003, anglezi i ka siguruar klubit të "mbretërorëve" plot 440 milionë euro fitim. Këtë e ka pohuar drejtori i marketingut të Realit, Hose Angel Sances. Reali pagoi 36 milionë euro te Man.Junajtid për shërbimet e mesfushorit të kombëtares angleze, ndërsa i ka dhënë Bekamit një rrogë të përgjithshme prej 24.4 milionë eurosh. Tashmë, anglezi ka prishur kontratën me Realin dhe është bashkuar me skuadrën amerikane, Los Anxhelos Galaksi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›