E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bici nuk fsheh pakenaqesine ndaj humbjes me Dinamon 1-0

Shkumbini ka mbyllur takimin miqesor me Dinamon me humbje, takim ky qe per trajnerin Bici me shume pati rendesi per te kontrolluar gjendjen e skuadres. Nisur nga miqesoret e zhvilluara deri tani, Bici ka mendimin se futbollistet duhet te japin me shume dhe, sipas tij, "asgje me teper se ate qe tregojne gjate stervitjeve". Ajo qe duket shqetesuese per Bicin eshte gjetja e "rrugeve me te shkurtera" qe lojtaret po bejne ne zgjidhjen e situatave te lojes, ne kushte kur kryepankina peqinase thote se, "futbollistet duhet te kene perqendrim maksimal gjate gjithe lojes, per te kuptuar dhe zbatuar ate cfare pritet prej tyre". Duke u kthyer edhe nje here te kontributi qe ky grup futbollistesh duhet te jape per Shkumbinin, Bici ka mendimin se ai duhet te jete maksimal, qe ne takimet e para te kampionatit. "Ne", thote trajneri i Shkumbinit, "ndoshta nuk bejme dhe aq mire kur flasim vetem me kritika per keta futbolliste qe kane vetem dy jave qe jane bashkuar me Shkumbinin". Duke qene natyre qe nuk kenaqet me pak, Bici vijon: "Duhet te punojme ne menyre intensive qe te marrim maksimumin e ekipit grupi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›