Cana, 90 minuta dhe nje karton i verdhe ne Yang Boys-Marseje 3-3

Ka perfunduar ne barazim, 3-3, ndeshja e djeshme e turit te dyte te Kupes UEFA, ndermjet Marsejes se Lorik Canes dhe Jang Boisave, e luajtur ne Bern te Zvicres. Keshtu, edhe pse marsejezet kane kaluar tri here ne avantazh, ne te trija rastet jane arritur nga kundershtaret, edhe per faktin se deri ne fund te ndeshjes ata e kane lene fushen e lojes me 9 lojtare. Nderkohe, mesfushori shqiptar ka luajtur si gjithmone per 90 minuta, por ashtu si gjithmone, edhe kete here nuk i ka shpetuar kartonit te verdhe, per nje faull ne mesin e fushes