Migen Memelli, lojtari i ndeshjes Brann Bergen-Atvidaberg 3-3

Sulmuesi shqiptar Migen Memelli është i rrethuar nga gazetarët dhe media elektronike norvegjeze që e kanë ndjekur deri në shtëpinë e tij në Bergen. Lajmin e pohon vetë autori i tre golave të mrekullueshëm në ndeshjen ndeshjen Brann Bergen (Norvegji)-Atvidaberg (Suedi) të vlefshme për Kupën UEFA, të përfunduar 3-3. Memelli ashtu si në ndeshjen Glentoran-Bran (0-1), ku autori i golit ishte po ai vetë, edhe pas përfundimit të ndeshjes së sotme, u shpall "lojtari më i mirë" i takimit. Një verdikt i dhënë në mënyrë absolute nga të gjithë ata që e kanë votuar pa dyshimin më të vogël sulmuesin elegant shqiptar. Në një bisedë me albania-sport.comn, menjëherë pas ndeshjes përmes messengerit, Memelli tha: "Golat ia dedikoj familjes sime në Shqipëri, por dhe të gjithë atyre dashamirësve të mi në Shqipëri. Golin e tretë e kam bërë një eurogol nga 17-18 metra në trekëndëshin e djathtë të portierit suedez".
Memelli u ngjit në kuotën e 4 golave të shënuar në ndeshjet ndërkombëtare, pas atij të realizuar kundër Glentoranit (1-0), një sukses jo vetëm personal i tij,por edhe i shkollës modeste shqiptare të futbollit.
Dash Frashëri