E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodiana Shala thyen në Suedi rekordin kombëtar në 200 m

Nga Dash Frasheri

Klodiana Shala është lindur për të qenë një rekordmene në Shqipëri. Pas rekordit të 400 metrave të arritur në Kampionatin Europian në Suedi përpara dy ditësh duke arritur kohën prej 52.86 sekonda, atletja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave vendosi sot një tjetër rekord kombëtar në garën e 200 metrave, po në garën e Suedisë. Rekordi i ri është 23.55 sekonda nga 23.67 sekonda të arritur në në pistën me tartan të "Qemal Stafës", vetëm pak ditë më parë në Kampionatin Kombëtar të Atletikës të Shqipërisë. Klodi u rendit e pesta në baterinë e dytë nga shtatë atlete që morrën pjesë. Kohën më të mirë në baterinë e Shalës e arriti rusja Natalia Rusakova me kohën 22.75 sekonda ndërsa më të mirën ndër gjithë atletët që garuan në 200 metra atletja tjetër ruse, Julia Gushchina me kohën 22.69 sekonda. Shala në renditjen e përgjithshme ishte e 15-ta nga 26 atlete që mund të klasifikohen, ndëkohë që dy të tjera u tërhoqën. Me kohën e arritur në Suedi, atletja shqiptare u klasifikua për në raundin e dytë të garave të 200 m në bazë të rezultatit të arritur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›