E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malek Binogol, rikthim te Besa

Tani Besa eshte e kompletuar. Dhe veshtire se do kete "nderhyrje" te tjera ne organiken e futbollisteve, qe do te jene pjese e saj ne startin e sezonit te ri. Ato probleme qe ishin shfaqur per repartin e sulmit, presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili i ka "fshire" me dy levizje te shpejta. Ka rikthyer ne ekip "zevzekun" e papermbajtshem kamaerunas, Piko Malek Binogol, dhe kavajasin Parid Xhihani, qe ne tre vitet e fundit kishte shtegtuar te Dinamo (dy sezone) e Teuta. Behen tanime gjashte sulmues, kater te huaj e dy kavajas, nje repart ofensiv mese i plote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›