Bicoku Plani i ri urbanistik i Tiranes i jep zgjidhje trafikut te padurueshem
Operimi për 11 vite nga Bashkia e Tiranës vetëm me plane pjesore urbanistike dhe jo me plan të përgjithshëm, ka bërë që kryeqyteti të vuajë gjithnjë e më fort trafikun e rënduar në cdo ditë, në cdo moment të saj dhe në cdo stinë të vitit.
Plan i tillë i pjesshëm që nuk ofron asnjë zgjidhje për trafikun është dhe ai francez për qendrën. Për me tepër, me ndërtimin e sheshit Skenderbej u projektua dhe bllokimi i lëvizjes së makinave, pa planifikuar kështu, se ku do të orientohet qarkullimi në një kryeqytet, ku cdo aktivitet, të paktën zyrtar e ka të përqëndruar në zemrën e tij. Pikërisht edhe këtë problematike do të duhet të zgjidhë Plani i Pergjithshem urbanistik per Tiranen, premtuar nga kryebashkiaku Basha. Sipas ekspertit te planifikimit te territorit Marin Bicoku plani i ri do te duhet te perfshije elemente qe mund t’i japin zgjidhje te studiuar dhe afatgjate trafikut, pasi ne projekt-planin e Rames serish zgjidhjet e ofruara ishin te mangeta.
"Ka nje gabim tjeter qe ndodh rendom kur planifikohen investimet", vëren Bicoku, "pasi parashikohet vetem kostoja e ndertimit, dhe autoritetet arrogante nuk marrin asnjehere parasysh koston që shkaktojnë këto investime ne shoqeri. Produkt i kesaj arrogance eshte edhe Tirana qe sot kemi".
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka premtuar se plani urbanistik per Tiranen do te jete i gatshem brenda nje viti. By paset, nenkalimet ose mbikalimet jane elemente qe do e duhet te parashikohen ne studimin afatgjate- ka theksuar Basha. Nje grup pune ne bashki po studion se cfare do te ndryshoje ne planin e qendres, ndersa sheshi Skenderbej eshte ne ndertim, per te ofruar per trafikun e qendres fillimisht zgjidhje afatshkurtra.