E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, zbardhet krimi, gruaja u masakrua ng 84- vjeçari, bashkëjetonte

KORCE-  Policia e Korçës zbardh ngjarjen makabre qe të premten tronditi qytetin e Korcës dhe mbarë opinionin publik.

Gruaja, trupi i së cilës u gjet i gjymtuar dhe i futur në thasë, në vendgrumbullimin e plehrave urbane të Korçës, në afërsi të fshatit Ravonik, është Liljana Arapi. Sipas policisë gruaja 42 vjecare është masakruar nga 84 vjecari Gaqo Dumka me të cilin bashkëjetonte prej vitesh. I moshuari ka pranuar krimin ndërsa deklaroi se kishte kryer vrasjen për motive xhelozie pasi viktima kishte marrëdhënie dhe me persona të tjerë.

Sipas policisë viktima ishte nga Bilishti por që banonte prej vitesh në banesën e të moshuarit në lagjen nr 4 të  Korçës.

I moshuari prezantonte viktimën tek fqinjët si mbesën e tij. Në banesë janë gjetur njolla gjaku, ndërsa nuk është gjetur ende koka e viktimës.

Policia rrethoi sot në mbrëmje, rreth orës 19:00) banesën dhe shoqëroi në komisariat të moshuarin.

Trupi i viktimës i copëtuar dhe i futur në thasë ishte hedhur në kazanët e plehrave të lagjes nr 4, ( ku ndodhet banesa ku jetonte viktima) dhe më pas ka qenë makina e plehrave që ka bërë transportimin në vendngrumbullimin e mbetjeve urbane, pranë Ravonikut, ku dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit. Ndërkohë që ende nuk i është gjetur koka e viktimës.

Policia e Korçës publikoi sot paradite foto me rrobat që viktima ka pasur veshur në momentin kur kishte ndodhur krimi. Në veshje shiheshin dhe njolla gjaku. Sipas policisë viktima kishte veshur një palë tuta sportive material sintetik me ngjyrë blu dhe me shirita anash rozë dhe jeshile, si dhe një kanatiere të kaltër.

Dje në mbrëmje Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë vuri në dispozicion një shpërblim në masën 10 mijë euro për ata persona, të cilët duke iu ruajtur anonimati, japin informacione që çojnë në identifikimin e femrës së masakruar dhe rrethanat e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›