Biden: Do të ndalim Iranin

Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë “bllof” me vendosmërinë për të ndaluar Iranin nga prodhimi një arme bërthamore. Biden mbajti fjalimin e tij para delegatëve nga AIPAC, organizata lobiste më e fuqishme pro-Izraelit në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se 12.000 aktivistë pro-Izraelit ndodhen në Washington për konferencën vjetore të Komitetit Izraelit Amerikan të çështjeve Publike - ose AIPAC.
Nënpresidenti Joe Biden i tha grupit AIPAC se kur është fjala për ambiciet bërthamore të Iranit, pozicioni i SHBA është shumë i qartë se Irani nuk do të lejohet të zotërojë një armë bërthamore.“Do të parandalohet, jo përmbahet, por parandalohet”, tha ai.
Izraeli ka kërcënuar me sulme ushtarake, nëse Irani merr hapa për të zhvilluar armë bërthamore. Teherani këmbëngul se programi i tij është për qëllime paqësore.
Biden tha se një rrugë-zgjidhje ushtarake është në tryezë, nëse diplomacia nuk jep rezultat.
"Vendet e mëdha nuk bëjnë bllofe dhe presidenti Barack Obama nuk po e bën këtë”, theksoi Biden./Indeksonline/