Biden: Pakistani më shqetësues se Iraku dhe Irani
"Pakistani është një vend i madh. Ai ka armë bërthamore dhe një minoritet domethënës radikal në popullsinë e tij. Në këtë vend nuk ka një demokraci funksionale në sensin që mendojmë ne. Ky pra është shqetësimi im më i madh'', deklaroi Biden.Gjatë një interviste në programin e CNN-it "Larry King Live", Biden shtoi se Al Kaeda po u drejtohej sulmeve me përmasa të vogla, por shkatërruese. "Nëse shihni se çfarë po ndodh, veçanërisht me Al Kaedën në Gadishullin Arabik, do të vëreni se ajo po u drejtohet sulmeve me përmasa të vogla, por shkatërruese'', tha Biden.