Qeveria ukrainase nuk do japë dorëheqjen vullnetarisht
"Qeveria nuk ka asnjë plan të japë vullnetarisht dorëheqjen'', deklaroi Turçinov para gazetarëve. Dje, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, Viktor Janukoviç i kërkoi kryeministres Julia Timoshenko që të japë dorëheqjen për të mënjanuar kështu krijimin e një krize politike në vend, sepse sipas tij një gjë e tillë nuk është e nevojshme.