E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni dhe rrethinat mbyllin zyrat nga pesha e dëborës

Situata

Shtrëngata dëbore dhe stuhish kanë përfshirë sërish verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar mbyllje të institucioneve shtetërore në disa vende për të tretën ditë rresht. Në Uashington DC dhe zonat përreth, shumë operatorë kanë pushuar së funksionuari, për shkak të kushteve shumë të rrezikshme të motit. Ndërkohë, nëpër rrugët e kryeqytetit kanë dalë 200 anëtarë të Gardës Kombëtare për të asistuar njerëzit në situata problematike. Dhe nuk mbaron këtu, sepse sipas parashikimeve, edhe ditët në vijim do të karakterizohen nga një situatë e tillë moti shumë e rënduar. Kështu, edhe aeroporti më i madh i Uashingtonit do të mbyllet për 24 orë dhe shumë shkolla gjithashtu janë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Për sa i përket Kongresit dhe Senatit, pritet që ata pas disa ditësh ndërprerje të rinisin punën sot. Kjo mbyllje e shërbimeve qeveritare mendohet t’i ketë kushtuar Amerikës 100 milionë dollarë dëme.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›