Biden betohet si Zv president i SHBA-së

Joe Biden është betuar sot në postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në sheshin e betimit, merrnin pjesë rreth 2 milionë njerëz, ndërsa është ndjekur nga miliona njerëz në të gjithë botën. Numri dy i Shteteve te Bashkuara të Amerikës u betua se do te mbështesë dhe do të mbrojë Kushtetutën e SHBA-ve dhe se do ta kryejë detyrën e tij me përgjegjësi të plotë.