Obama betohet si president i SHBA-ve

Barack Obama do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i pari president me ngjyrë në historinë rreth tre shekullore që prej krijimit të këtij shtetit, tanimë timonieri i ngjarjeve botërore. Obama ka mbajtur një fjalim para miliona njerëzve, ku theksoi se SHBA-të janë vendi i myslimanëve dhe të kristjanëve. 21 të shtëna topi kanë shoqëruar ceremoninë e betimit, në një ceremoni historike dhe të veçantë, me entuziazëm të thellë.