Obama,mban fjalim para popullit amerikan

Menjëherë pas betimit, Obama ka mbajtur fjalimin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përpara amerikanëve dhe gjithë botës, fjalim i cili është fokusuar tek problemet ekonomike të vendit. "Të dashur bashkëqytetarë, gjendem këtu sot me angazhimin për kryerjen e detyrës që më takon. Falenderoj presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj kombit. 43 amerikanë janë betuar këtu përpara meje. Detyra që më është besuar, vjen pas sakrificës së paraardhësve tanë. Fakti që jemi në mes të një krizë dihet nga të gjithë; kombi është në luftë. Dëmet e krizës dihen nga të gjithë ne dhe është një situatë ku duhet të marrim përsipër përgjegjësitë. Përpara nesh po hapet një epokë e re përgjegjësie. Sfidat të cilat duhet t'i përballojmë janë reale, të rënda dhe të panumërta", u shpreh Obama në hapje të fjalimit të tij. Barak Obama ka theksuar se për ekonominë amerikane duhen marrë vendime të guximshme dhe të shpejta dhe se administrata e tij ishte gati t'i merrte ato. Obama tha se administrata e tij do të krijonte një infrastrukturë të re, do të investonte në energjinë alternative, do të krijonte vende të reja pune dhe do të luftonte ngrohjen globale. Obama tha se Amerika do te marre perseri rolin e saj udheheqes ne bote. Përsa i përket sigurisë, Obama nënvizoi se tingëllonte fallco zgjedhja mes sigurisë dhe idealeve të SHBA-së. Sipas tij, Amerika është mike e cdo vendi dhe cdo personi që kërkon paqe, drejtësi dhe liri.