E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden dhe Rajan perballe njeri-tjetrit

Lajmi i dy javëve më parë për zgjedhjen e 42 vjeçarit deputet i Uiskonsit në rolin e zëvendës presidentit në kampin republikan, pra Paul Rajan, nuk ka ndikuar aspak në sondazhe. Por republikanët janë të bindur se lideri i ri i komisionit të bilancit të dhomës së deputetëve dhe autor i bindur i disa prej uljeve drastike të taksave, është zgjedhja më e mirë e mundshme. Mbi të gjitha, eksperienca e 4 viteve më parë, kur Xhon Mekein zgjodhi në mënyrë surprizë, në prag të konventës, entuziasten port ë papërgatiturën Sara Palin, është ende e freskët në memorien e republikanëve. Por Rajan nuk ëshët aspak i papërgatitur, dhe për këtë janë të gjithë të bindur. I zgjedhur deputet në moshën 28 vjeçare, tashëm numëron mandatin e tij të shtatë duke treguar ndërkohë një njohje të thellë të problemeve delikate dhe komplekse makro-ekonomike që përfshijnë financat publike. Por gara midis dy zëvendës presidentëve ka prekur dhe një fushë delikate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës atë të fesë katolike. Rajan i cili është një katolik i deklaruar dhe aktiv, me një të kaluar si klerikët, veskovët e konferencës episkopale amerikane e kanë kritikuar për politikat e tij sociale, duke e cilësuar si imoral në lidhje me të varfërit. Por nga ana tjetër edhe Xho Bajdën, zëvendësi i Obamës prej katër vjetësh, katolik dhe ai, ka problemet e tij me përfaqësuesit e kishës. Në fakt Bajden kritikohet dhe i është ndaluar të flasë në shkollat katolike në Uashington, pasi ka mbrojtur publikisht abortin dhe martesat mes homoseksualëve. Megjithatë senatori 69 vjeçar nga Deluer frekuenton rregullisht meshën e së dielës që kur ishte fëmijë. Sigurisht që zgjedhjet i përkasin presidentit, dhe jo numrave dy, por me shifra kaq të pasigurta, më pak se tre muaj nga data votimit, çdo element ka rëndësinë e tij dhe mund të ndryshojë gjërat. Në antipode për sa i përket ekonomisë dhe sociales, Rajan dhe Bajden përveç katolicizmit të tyre, kanë të përbashkët aftësinë për të komunikuar me klasën mesatare të amerikanëve, gjë e cila për shefët e tyre rezulton pak e vështirë. Do të jetë interesant fjalimi i dy zëvendësave në konventat përkatëse pas dy javësh, duke raklamuar secili presidentin e tij dhe duke përdorur si ka ndodhur gjithnjë edhe armën e fesë. Por më intersante akoma do të jetë përballja e tyre në të njëjtin debat në dispozicion, në 11 tetor, dy katolikë, për herë të parë në historinë amerikane, që garojnë për postin e bashkëpilotit të njeriut më të fuqishëm në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›