E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja qe mund te shpetoje Assad

Shpresat më të fundit për të rezistuar ende si president i Sirisë të Bashar Al Assad tashmë i përjashtuar nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të vrasjeve të egra dhe dhunës për të shtypur protestat në vend, janë lidhur me fije të dyfishta me një grua. Por ajo nuk është bashkëshortja e bukur, dhe shpeshherë e kritikuar e liderit, Asam, e cila ka pasaportë britanike, por që nuk ka vënë asnjëherë në dyshim rolin, apo qëndrimet politike dhe sjelljen e pamëshirshme të bashkëshortit të saj. Flasim për një grua tjetër, këmbëngulwse dhe e rafinuar, 59 vjeçarja, e cila njeh si askush tjetër të gjitha sekretet e presidentit të vendit, duke filluar nga ato më të patregueshmet. Quhet Huseina Shaban, dhe ka një diplomë të unoversitetit britanik për letërsi angleze, dhe ka dhënë mësim për poezinë romantike në universitetin e Damask-ut, dhe ëshët imazhi ndërkombëtar i regjimit. Ajo ka qenë për vite përkthyesja e babait të Asad kur ai ishte president, dhe ka njohur dhe dëgjuar sekretet e të gjithë emrave të fuqishëm, të botës, duke vazhduar misionin e saj me Bashar Al Asad. Duke u kthyer në këtë mënyrë këshilltarja e tij më e cmuar dhe më e dëgjuar. Këshillat e saj kanë të bëjnë me qeverinë, politikën, por dhe me marrëhdëniet e Asad me shtypin. Ai që do të bëjë një intevistë me presidentin duhet më parë të kaojë testin e saj. Dhe testi nuk ka tëbëjë vetëm me profesionalizmin e gazetarit por edhe me një analizë të medias ku ai punon. Por presidenti Asad duket se ka një besim të verbër tek përkthyesja dhe këshilltarja e tij pasi i ka besuar vizitën në Kinë, një nga vendet që së bashku me Rusinë janë anëtare të përhershme të këshillit ët sigurisë në OKB, dhe kanë përdorur deri tani veton për cdo përpjekje për rërzimin e regjimit të Asad. Nëna e tre fëmijëve duket sikur e ka adoptuar Asad pasi ajo mbetet e vetmja aleate e tij, pasi presidenti sirian thuhet të jetë I rrethuar nga një klan që nuk i lejon as pendimin më të vogël, gjithnjë nëse do të kishte një të tillë. Tani mbetet për të parë nëse ajo do e mbrojë deri në fund.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›