Biden garanton Parate e kinezeve ne SHBA te sigurta

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i ka dhënë Kinës garanci të plotë se nuk do të humbasë asnjë nga investimet e saj në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Amerika ndodhet në një presion të madh për uljen e defiçitit buxhetor i cili ka arritur shifra të padëgjuara më parë, kinezët i druhen një recesioni të ekonomisë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e investimeve të tyre.
Gjatë vizitës në Pekin numri dy i Shtëpisë së Bardhë nuk ka ngurruar të japë mesazhe për sigurinë e aseteve kineze. Duke iu drejtuar një audience në universitetin Sishuan, ai tha se të dyja vendet duhet të punojnë së bashku dhe Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk ka dështuar në pagesat e borxheve të veta, dhe asnjëherë nuk ka për ta bërë një gjë të tillë.
Shqetësime të natyrës ekonomike kanë dominuar vizitën e Biden në Kinë, e cila ka nisur që të mërkurën, dhe sipas analistëve ato kanë vënë në dukje besimin e pazakontë të Pekinit në ekonominë amerikane, pavarësisht përkeqësimit në vlerësimin e saj nga agjencia Standard & Poor. Zyrtarët kinezë kërkojnë garanci për sigurinë e aseteve të mëdha ekonomike që përfshijnë edhe borxhe të Thesarit Amerikan.
Kina ka pasur përplasje me Shtetet e Bashkuara në lidhje me tregtinë, censurimin e internetit, të drejtat e njeriut dhe shitjen e armëve për Tajvanin, por të gjitha këto duket se janë lënë në hije nga dëshira e përbashkët e të dyja shteteve për të dhënë një mesazh besimi dhe bashkëpunimi, në një kohë të trazuar për ekonominë.
Juli Prifti