Ndeshkimi per zjarret Laci Fajtoret te paguajne demet

Ministria e Brendshme vendos sanksione të ashpra ndaj piromanëve. Kreu i zjarrfikësve, Dilaver Laçi thotë për “AS” se përveç penaliteteve, personat përgjegjës për shkaktimin e zjarreve do të gjobiten me shuma të mëdha, duke paguar të gjitha dëmet financiare të zjarrit që bie për faj të tyre. Brenda këtij viti janë evidentuar 9 persona të cilët po ndiqen penalisht për shkak të zjarreve të vendosura qëllimisht.
“Ne kohët e fundit kemi rënë dakord edhe me policinë e shtetit por edhe me institucionet e tjera, edhe me prokurorinë dhe kërkojmë që të nxjerrim llogaritë e shpenzimeve dhe dëmeve. Për këtë arsye, çdo person që do të kapet duke vënë zjarr, do t’i vihet në ngarkim e gjithë sasia e parave të shpenzuara, shërbimet e zjarrfikësve dhe të policisë së shtetit dhe dëmet materiale që janë shkaktuar në momentin e zjarrit”, tha Laçi.
Kreu i zjarrfikësve flet edhe për hartën e rrezikut nga zjarri për të gjitha zonat e vendit. Ai sqaron se situata deri në këto momente është nën kontroll.
“Situata e ditëve të fundit siç e dini është shumë e nxehtë. Deri para dy ditëve, harta e zjarreve ka qenë në zonën e Gjirokastrës dhe të Sarandës, ku numri i zjarreve është jashtë parametrave, por ditëve e fundit është shtuar edhe në zonën e Shkodrësm, ku ka disa zjarre të shtuara ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë, situata vazhdon të jetë e qetë”, theksoi ai.
Sipas kreut të zjarrfikësve, ministria e Brendshme ka nxjerrë urdhra të reja për ndalimin e zjarreve të vendosura qëllimisht. Ai thotë se në bashkëpunim me policinë e shtetit po merren të gjitha masat për të përballuar situatën e zjarreve në të gjithë vendin.
Erjon Ajazi