Zjarret e gushtit Berat deme ne ullishte dhe pisha. Lezhe zjarrvenie te qellimshme

Muaji gusht mund të cilësohet pa ekuivok si muaji i zjarreve në Shqipëri. Flakët kanë përpirë ndër vete dhjetra hektarë me pyje e kullota, duke dëmtuar në mënyrë të konsuderueshme natyrën. Në qarkun e Beratit, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në drurët e ullinjve, pishave. Zjarrfikësit në këtë qark, përveç problematikës profesionale, evidentojnë relieving e thyer e temperaturat e larta, si armiqtë kryesorë të tyre, gjatë këtij muaji
“Një rast e kemi pasur në bllokun e fiqve, dy raste në ullishte, ku janë dëmtuar gati 30 rrënjë ullinj. Në bllokun e fiqve janë dëmtuar mbi 100 rrënjë ullinj dhe 400-500 fiq. Tereni është shumë i rënduar, pishat janë të dëmtuara dhe janë djegur hektarë të tërë. Zjarri është i qëllimshëm”, tha Shpëtim Gorica, Shef i Zjarrfikësve, Berat.
Edhe në qarkun e Lezhës zjarret kanë dëmtuar jo pak pyjet dhe sipërfaqet e gjelbërta. Zjarrfikësit në këtë zonë janë përpjekur të vënë në kontroll të gjitha vatrat e krijuara, por sipas tyre, zjarrvënia e qëllimshme, ka qenë dukuria që u ka krijuar më tepër probleme
Të kontaktuar nga Albanian Screen, thuajse të gjithë drejtuesit e zjarrfikësve në qarqet e vendit, kanë bërë thirrje për sensibilizim të vetë njerëzve, por edhe për dënime më të forta ndaj atyre që artificialisht dëmtojnë pyjet e vendit.