E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden në Mongoli

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 16:30

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zbarkuar në Mongoli, për të biseduar me udhëheqësit e këtij vendi.

Biden është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Mongolinë që në nga viti 2005, kur presidenti George Bush bëri një ndalesë të shkurtër në kryeqytetin e këtij vendi.

Ambasada amerikane në Ulan Bator tha se vizita e Bidenit “shpreh mbështetje të fortë për demokracinë në rritje të Mongolisë”.

Vizita e Bidenit në Mongoli pason pas vizitës së tij katërditore në Kinë. Pas Mongolisë, Biden do të vizitojë Japoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›