Erdogan për vizitë historike në Somali

Kryeministri i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, bashkë me familjen e tij ka mbërritur në kryeqytetin e Somalisë, në një vizitë historike për këtë vend.
Somalia po përballet me një krizë të madhe, pasi vendi është përfshirë nga kriza e urisë.
Vizita e Ergodanit në Mogadishu është e para e një lideri jashtë kontinentit afrikanë, pas pothuajse dy dekadave.
Erdogani është figura më e lartë që viziton vendin që drejtohet nga një qeveri e përkohshme e dobët dhe kontrollohet nga 9 ushtarë të Unionit Afrikan.
Afrika lindore po vuan nga thatësia më e egër, që ka përfshirë këtë rajon në 60 vite. OKB përllogarit se rreth 12 milion njerëz janë prekur nga kjo krizë.
Somalia është shteti më i prekur dhe vendi po vuan nga kriza e urisë.
Pjesa më e madhe e vendit kontrollohet nga grupe islamike, që janë të lidhura me Al-Qaedan.