E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretit suedez nuk i lejohet hyrja në restorant

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 17:30

Pronarja e një restoranti në Ladenburg, në Gjermani, ka kundërshtuar që të pranojë mbretin e Suedisë, Karl Gustavin dhe bashkëshorten e tij Silvija, kur kanë kërkuar një tavolinë për të drekuar.

”Në restorant ishte rrëmuje, sepse kishim organizuar një drekë dasme, kurse unë nuk njoha mbretin dhe mbretëreshën, sepse punojë gjithë ditë dhe nuk kam kohë që të lexojë revistat të cilat shkruajnë për këtë botë”, ka thënë Nadin Shelenberger, pronare e restorantit “Ylli i artë”.

Duke mos ditur për kë bëhet fjalë, ajo i ka rekomanduar një tjetër restorant çiftit mbretërorë.

Ndërkohë, burri i pronares, Michael, i cili është kuzhinieri kryesor në restorant, tha se kanë humbur një rast shumë të mirë për ta reklamuar restorantin e tyre dhe ka frikën se ky incident mund ta cenojë reputacionin e restorantit të tyre, që është i njohur në këto anë.

Ai ka thënë se bashkë me bashkëshorten do t’i kërkojnë të falje shtëpisë mbretërore në Suedi.

Kur nuk mundën të ushqehen te “Ylli i artë”, mbreti dhe mbretëresha suedeze, e cila është e lindur pikërisht në afërsi të Ladenburgut, shkuan në sheshin kryesor të qytetit, ku u ushqyen me nga një picë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›