Biden përfundoi vizitën në Europë

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i dha sot fund turneut të tij nëpër shtetet e Europës Qendrore, me vizitën në Çeki, turne ky i bërë në kuadër të përpjekjeve për të siguruar mbështetjen për planin e korrigjuar amerikan për mburojën anti-raketore dhe siguroi kritikët se Washingtoni mbetet i përkushtuar që të mbrojë sigurinë e këtyre shteteve.
Biden, i cili qëndroi sot në Pragë, pas vizitave në Poloni dhe Rumani, u takua dje ndarazi me presidentin e Çekisë, Vaclav Klausin, me kryeministrin, Jan Fischer, si dhe me udhëheqës tjerë politik.
Ai po kërkon mbështetjen për planin e korrigjuar amerikan të mburojës anti-raketore, një muaj pasi që administrata e Barack Obamës hoqi dorë nga plani paraprak për të stacionuar elemente të mburojës në Europën Lindore, mburojë kjo e cila për synimin kishte shkatërrimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat do të mund të shkrepeshin nga shtetet si Irani.
Rusia ka kundërshtuar fuqishëm sistemin paraprak, duke theksuar se ky sistem kërcënon sigurinë e Rusisë.
Administrata e Obamës tani ka propozuar që sistemi të përqendrohet në kërcënimin që vjen nga raketat me rreze të shkurtë dhe të mesme veprimi.
Ky vendim ka shtuar brengat në Europën Lindore se Washingtoni është duke sakrifikuar interesat e këtij rajoni, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë.
Të mërkurën, Polonia nënshkroi planin e korrigjuar amerikan për mburojë. Por në Çeki, komentet e ashpra të personaliteteve me ndikim, prishën paksa atmosferën në prag të vizitës së Bidenit.
Biden duhet të shpjegojë arsyet të cilat e shtynë administratën e Obamës që të heq dorë nga stacionimi i një radari në Çeki, tha ish-kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek.
Topolanek, qeveria e të cilit nënshkroi marrëveshjet me administratën e George Bushit për vendosjen e radarit, theksoi se koncesionet që ja ka bërë SHBA-ja Rusisë kanë ngritur dilemën për atë se a po zmbrapset SHBA-ja nga Europa Qendrore, në shkëmbim për marrëdhënie më të mira me Rusinë.
Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel, tha se Biden duhet të bëjë të qartë se SHBA-ja është e interesuar për Çekinë, se nuk ka ndikuar dikush tjetër, që Çekia të dal nga fusha e këndvështrimit amerikan.
Edhe në Poloni çështje e pakënaqësisë mbetet afrimi i SHBA-së me Rusinë, që nga zgjedhja e Obamës për president.
Marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë janë tendosur, për shkak të përkrahjes së Varshavës për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Polonia ka mbështetur aspiratat e këtyre dy vendeve për anëtarësim në NATO dhe i ka ofruar asistencë teknike Gjeorgjisë, gjatë luftës që ky vend zhvilloi me Rusinë, në gusht të vitit të kaluar.
Biden ka tentuar të kundërshtoj sugjerimet, se forcimi i marrëdhënieve me Rusinë mund të rrezikojë sigurinë e aleatëve të Washingtonit në Europën Qendrore.
Nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje me Rusinë, në dëm të shteteve të Europës Qendrore. Ne kemi bërë të qartë se përpjekjet tona, për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, nuk do të shkojnë në dëm të shteteve të Europës Qendrore, ka qartësuar Biden.
(AP)