E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika e jashtme greke, këmbëngul në integrimin europian të Ballkanit

Politika e jashtme greke do të këmbëngulë në zbatimin e planit, lidhur me integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Këtë objektiv e prezantoi në një takim me gazetarët, zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme, Dimitris Drutsas. Ai, veçoi propozimin që kryeministri aktual Papandreu, ka paraqitur në 2003-in, gjatë samitit të Bashkimit Europian, në Selanik, për krijimin e një "Harte Rrugore", me qëllim integrimin e vendeve të rajonit. Drutsas, theksoi se viti 2014 shënon një afat optimal të mjaftueshëm që shtetet e Ballkanit, të bëjnë përgatitjet e nevojshme për anëtarësimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›