E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë/ Kulla Eiffel feston 120 vjetorin, ndriçohet nga dritat

Kulla Eiffel në Paris është ndriçuar nga dritat e shumta, për të festuar 120 vjetorin e krijimit të saj. Çdo natë për tre muajt e ardhshëm, një shfaqje spektakolare prej 12 minutash do të zhvillohet për këtë rast. 12 minutat tregojnë mbledhjen e një minute për çdo dekadë, që kjo kullë legjendare qëndron në këmbë në kryeqytetin francez. Spektakli u përsërit çdo 30 minuta për dy orë në hapjen e mbrëmjes, me ngjyra, tinguj dhe efekte të ndryshme, e të gjitha këto, kanë kriujar një pamje piktoreske në Paris. Spektatorë të këtij spektakli ishin banorë të shumtë të qytetit, por edhe turistë të huaj. Të tjerë e kanë parë shfaqjen nga shtëpitë e tyre, nga makinat apo nga interneti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›