“Kosova shumë shpejt marrëdhënie diplomatike me Malin e Zi”
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni paralajmëroi sot se Kosova shumë shpejt do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi, në interes të dyanshëm, bëjnë të ditur agjenci kosovare të lajmeve.
Duke mos dashur të paragjykojë as të spekulojë për arsyet se pse nuk janë vendosur deri më tani marrëdhëniet me Malin e Zi, Hyseni tha se ministria i tij i ka bërë një kërkesë shtesë Podgoricës për themelimin e misioneve diplomatike dhe këmbimin e ambasadorëve të dy vendeve. Në një intervistë dhënë gazetës "Zëri", Hyseni tha se me kolegun e tij malazez Milan Roqen ka pasur "biseda shumë konstruktive", duke mohuar se çështja e kufirit me Malin e Zi është pengesë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. "Asnjëherë në kontakte që unë kam pasur me zyrtarë të Malit të Zi, nuk është ngritur kjo çështje", tha ai.
Hyseni beson se edhe me Malin e Zi shumë shpejt do të vendosen marrëdhënie diplomatike, duke vlerësuar se "ky është interes i dyanshëm", por siç u shpreh, edhe "parakusht formal juridik" për thellimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.
(d.b/BalkanWeb)