Më 2014, në BE

Qeveria e Greqisë vlerëson se Kosova dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në Bashkimin Europian deri në vitin 2014. Athina dëshiron që 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, vendet e Ballkanit Perëndimorë bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane. Kjo luftë e përgjakshme që mori jetën e mbi 15 milionë njerëzve ka filluar në Ballkan.
Ne duam që gjithçka të zgjidhet brenda 4-5 vitesh duam që Kosova, Serbia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, të gjitha duam ti shohim në Bashkimin Europian, ka thënë Ambasadori Dimitris A. Moschopoulos, Shef i Zyrës Greke në Prishtinë, në një intervistë për gazetën Express.
Greqia është një nga pesë shtetet e BEsë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nuk e lufton atë dhe ka mbajtur një qëndrim tjetër në krahasim me Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron.
Ambasadori Moschopoulos është optimist për të ardhmen e Kosovës. Ai thotë se aspektet politike që kanë të bëjnë me Kosovën do të vijnë natyrshëm kur të jetë e domosdoshme që ato të ndodhin. Gjërat në histori kërkojnë kohë. Kur Greqia pati filluar luftën për pavarësi, ka zgjatur 8-9 vjet derisa u bë e pavarur. Nuk duhet pritur që gjërat të ndodhin brenda natës, ka theksuar ai.
Express: Z. Ambasador, pse nuk e ka njohur Greqia pavarësinë e Kosovës? Cili është qëndrimi i Qeverisë greke për këtë çështje?
Moschopoulos: Ne nuk e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht, ne kemi deklaruar në vazhdimësi se jemi miq, jemi fqinj, duam të bashkëpunojmë dhe duam të kontribuojmë për mirëqenien dhe zhvillimin e Kosovës si dhe për prosperitetin e popullit të saj. Ne e shohim Kosovën si anëtare të Bashkimit Europian, në një të ardhme të afërt. Ne mendojmë se secili vend në rajon, secila zonë në rajon, dhe tërë rajoni duhet ti bashkohet Bashkimit Europian. Kështu që, mosnjohja jonë për pavarësinë e Kosovës nuk duhet të shihet si akt armiqësor. Ne nuk e njohëm Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Ne mendonim që ndoshta kishte nevojë për më shumë konsultime dhe po ashtu ende kishte disa çështje rreth ligjshmërisë. Për një akt ka legjitimitet dhe ligjshmëri rreth asaj se a janë ndjekur të gjitha normat dhe procedurat për një akt. Kjo ishte një brengë aspekti procedural ligjor. Një brengë tjetër është se si shtet në rajon, ne menduam që kontributi ynë do të jetë më i mirë nëse nuk e njohim (Kosovën), nëse do të mund të vepronim si një ndërmjetës i ndershëm në këtë konflikt mes Serbisë dhe Kosovës për shkak se, në fund të fundit, ju dhe Serbia duhet të jetoni së bashku. Ne i shohim të dyja si anëtare të Bashkimit Europian. Në mënyrë që të baraspeshojmë pozicionin tonë, ne menduam që do të ishte më mirë nëse nuk e njohim (pavarësinë e Kosovës).
Express: A do të thotë kjo që ju nuk jeni kundër pavarësisë së Kosovës?
Moschopoulos: Me lejoni të përgjigjem në këtë mënyrë. Ne nuk jemi kundër prosperitetit, progresit dhe zhvillimit të Kosovës. Ne nuk jemi kundër as në favor të gjërave politike. Ne duam ti inkurajomë kontaktet mes njerëzve, lidhjet komerciale, shkëmbimet tregtare. Këtë vit, pra më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë, ne kemi organizuar një forum biznesi. Forumin e biznesit grek. I sollëm këtu biznesmenët grekë për të parë se çfarë mundësish ka për të investuar në Kosovë. Ne duam të shesim në Kosovë dhe të blejmë nga Kosova. Duam të kemi lidhje komerciale me Kosovën. Një përmbledhje e kësaj që thash është se ne duam të jemi miq të mirë. Fqinj të mirë, si dhe partnerë të mirë komercialë. Çështja politike e njohjes është diçka që duhet të shihet në të ardhmen dhe duhet të shihet e ndërlidhur me prospektin evropian të rajonit.
Express: Pavarësisht që nuk e keni njohur Kosovën, bashkëpunimi po zhvillohet në mënyrë të papenguar?
Moschopoulos: Gjithmonë kam thënë se kur kemi vështirësi formale procedurale për shkak të mosnjohjes së Kosovës, ne diplomatët paguhemi për të gjetur zgjidhje, për të gjetur mënyra për shtegdalje. Këtë e kemi bërë me pasaportën e re të Kosovës. Ne kemi gjetur mënyrën për tiu dhënë viza bartësve të pasaportave të Kosovës, në mënyrë që ata të mund të udhëtojnë në Greqi. Ne kemi gjetur një mënyrë për të pranuar studentët nga Kosova në Greqi. Kur Qeveria greke ofroi bursa për studentë të huaj që të vijnë në Greqi për studime, ne kemi inkurajuar studentët nga Kosova që të aplikojnë. Ka studentë nga Kosova që studiojnë në Greqi. Ata kanë qenë duke studiuar para shpalljes së pavarësisë dhe vazhdojnë të studiojnë në Greqi edhe tani, pa asnjë problem ose vështirësi. Bursa të reja janë ofruar. Mallrat vijnë e shkojnë mes Greqisë dhe Kosovës. Çdoherë kur ka probleme për shkak të faktit të mosnjohjes, ne gjejmë rrugë për të anashkaluar këto pengesa.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...