E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet Roma. Parada per 150 vjetorin e Italise

Në prag të paradës madhështore për 150  vjetorin e bashkimit të Italisë Roma është blinduar. Pritet që gjatë ditës në kryeqytet të mbërrijnë 42 krerë shtetesh të ftuar për të marrë pjesë në paradën ushtarake të organizuar në këtë rast. Mes emrave të  njohur janë presidenti rus Dmitry Medvedev, zv presidenti amerikan Joe Biden, presidenti afgan Hamid Karzai dhe zv/ presidenti kinez Xi Jinping.

Masat e sigurisë përreth hotelit ku priten zyrtarët e lartë janë ekstreme e me këtë rast janë mbyllur për trafikun dhe disa rruge në Romë. Bashkimi i Italisë u krye më 1861 pas përmbysjes së Mbretërisë së Napolit nga lëvizja nacionaliste e Giuseppe Garibaldit që gëzonte dhe mbështetetjen e Mbretërisë së Piemonitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›