Pejlin dhe Tramp ne picerine shqiptare ne Nju Jork

Te marten dy personalitete te njohur te jetes amerikane u ulen per te ngrene pica ne nje restorant shqiptar te Nju Jorkut.
Sarah Pejlin e cila mund te vere kandidaturen per garen presidenciale dhe Donald Tramp i cili shpalli se heq dore nga kjo gare u takuan dje ne njeren prej picerive me te njohura te Nju Jorkut prone e Vellezerve Kolaj e qe quhet Famous Famiglia.
Piceria ndodhet ne kryqezimin e Broduejit dhe te rruges 50 nje pike mjaft popullore e Nju Jorkut. Ishte zonja Pejlin ajo qe zgjodhi picerine shqiptare dhe qe i la mjaft te kenaqur pronaret Kolaj.
Si Pejlin ashtu edhe Tramp jane qe te dy yje te Reality TV dhe duket se kohet e fundit i lidh edhe politika. Jashte picerise shqiptare u mblodhen dhjetra njerez per te bere fotografi.