E Diel, 1 Nëntor 2026

Biden takoi Netanyahun

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, u takua sot në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Kjo vizitë është në kuadrin e një nisme të re për riaktivizimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Izraeli dhe Autoriteti Palestinez kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta.

Një tregues se sa poshtë kanë rënë shpresat është edhe fakti se administrata amerikane pritet që ta quajë sukses rifillimin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinezëve.

Mes palëve nuk ka pasur negociata që prej më shumë se një viti.

Ato kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë integriteti dhe mosangazhim në procesin e paqes.

Pak para mbërritjes së zotit Biden, qeveria izraelite autorizoi fillimin e ndërtimit të mbi 100 shtëpive të reja për hebrenjtë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Palestinezët thonë se nuk do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin, derisa ai të ndërpresë të gjitha ndërtimet në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Këto territore të pushtuara përbëjnë një pjesë të mirë të atij që palestinezët e konsiderojnë shtetin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›