E Diel, 1 Nëntor 2026

CIA: Janë vrarë më shumë se gjysma e krerëve të Al Kaidës

Operacionet e fundit të antiterrorizmit kanë çuar në vdekjen e më shumë se gjysmës së 20 udhëheqësve kryesorë të Al Kaidës.

Deklarata e Leon Panetës, shefit të Shërbimit amerikan të Zbulimit, CIA, u bë gjatë një konference në Universitetin e Oklahomës.

Shumica e operacioneve, tha Paneta, janë kryer në zonat fisnore të Pakistanit, të cilat janë konsideruar si rajone të sigurta për pjesëtarët e rrjetit terrorist.

Paneta shtoi se ka tregues që flasin për ndryshimin e taktikave nga Al Kaida. Kjo e fundit synon dërgimin në Shtetet e Bashkuara të atentatorëve të mundshëm vetëvrasës, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje me terrorizmin në të shkuarën e tyre.

Paneta theksoi se është i bindur në vendosmërinë e rrjetit terrorist që të vrasë sa më shumë amerikanë që është e mundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›