E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti ka zhvendosur qytetin Konsepsion

Tërmeti i fuqishëm prej 8.8 ballësh që goditi Kilin ka shkaktuar zhvendosjen e qytetit Konsepsion për tri metra kah perëndimi.

Ky fakt bëhet i ditur nëpërmjet një studimi të publikuar nga Universiteti i Ohios, dhe është kryer nga studiues amerikanë dhe kilianë.

Sipas studimit, kryeqyteti Santiago është zhvendosur me 27.7 centimetër në të njëjtin drejtim me Konsepsion.

Tërmeti i Kilit ishte një nga më të fortët që është regjistruar brenda një shekulli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›