E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden vs. Palin, beteja e numrave 2

Mbrëmë, publiku
amerikan ka pasur në
ekran një shfaqje
shumë interesante, përballjen e
parë mes dy pretendentëve për
zëvendëspresidentë të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës,
demokratit Joe Biden dhe republikanes
Sarah Palin. Debatin
e tyre të parë e kanë zhvilluar
në një studio të universitetit
"Washington" në Shën Luis
Missuri. Ky debat ishte një pikë
kyçe për Palin, mbështetja ndaj
së cilës ka rënë ndejshëm menjëherë
kohët e fundit si pasojë
e mospërvojës së saj kryesisht
në çështjet e politikës ndërkombëtare,
ku u shfaq thuajse një
profane e vërtetë. Nga ana tjetër
për Biden, që është një "zot shtëpie"
pikërisht në çështjet
ndërkombëtare, ky debat mund
të jetë thikë me dy presa, sepse
atij nuk do t‘i falet asnjë lloj
gafe, duke qenë se është me
shumë eksperiencë. Sipas
sondazhit të fundit të publikuar
dje nga "Washington Post", 60%
e votuesve shohin te Palin një
person pa përvojën e duhur për
të drejtuar një vend si Shtetet e
Bashkuara, për më tepër në një
periudhë krize të madhe. Si pasojë
e Palin, ata kanë hequr
dorë edhe nga mbështetja për
senatorin John MekKein. Pika
më e lartë e Palinit ishte nisja e
fushatës zgjedhore dhe pikërisht
fjalimi i saj në konventën e
republikanëve me rastin e
emërimit në pozicionin aktual.
Në atë fjalim të parapërgatitur
mirë, ajo gjithsesi ishte shumë
energjike dhe arriti që të krijonte
ndjenja si pozitive, ashtu
edhe negative mes votuesve.
Por me kalimin e kohës, pozicioni
i saj u dobësua dhe performanca
e saj mediatike dhe publike
u konsiderua me atë të një
shkollareje që mësonte përmendësh
mësimet dhe i
përsëriste ato pa gabime. Për të
dalë sa më mirë në debatin e
parë përballë kundërshtarit të
saj, thuhet se Palin e ka kaluar
gjithë kohën në fermën e
MekKein në Arizonë mes
këshilltarëve të shumtë, ndër të
cilët edhe ish-sekretari amerikan
i Shtetit, Kissinger. Ndërsa
demokrati Biden ka vazhduar
normalisht aktivitetin e tij elektoral.
Për sa i përket këshilltarëve
demokratë, ata kanë frikë se mos
Biden do të tregohet shumë i
ashpër në debat ndaj Palinit,
duke nxjerrë ndoshta në pah një
dominancë maskiliste që do të
irritonte shumë elektoratin
femëror. Për këtë arsye, ata e
kanë këshilluar Biden që të jetë
i qetë dhe tolerant edhe me gabimet apo gafat e Palin. Ndërsa
këshilltarët e kësaj të fundit i
kanë sugjeruar Palin që ta
paraqesë programin e Partisë
Republikane me fjalët e saj dhe
të mos tregohet aq e ngurtë dhe
skematike si në rastet e intervistave
televizive. Palin personalisht
është shprehur e bindur
se do ta fitojë debatin. Ky debat
është konsideruar paraprakisht
si një ndër evenimentet më të
ndjekura gjatë fushatës elektorale.
Para zhvillimit të tij mendohej
se para ekraneve do të
qëndronin 2/3 e votuesve, një
numër shumë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›