E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet, Shqiperia fton Zvicren

Biznesi shqiptar dhe ai zviceran organizuan ne qytetin e Zyrihut forumin e pare te perbashket ekonomik mes dy vendeve, qellimi i te cilit ishte terheqja e investimeve zvicerane ne Shqiperi.

“Investoni ne Shqiperi se aty do te gjeni nje klime miqesore dhe shume mundesi per te bere biznes”, ka deklaruar kryetari i Dhomes Shqiptare te Tregtise, Gjoke Uldedaj.

Zvicra eshte nje nga vendet evropiane me investimet me te medha jashte kufijve, te cilat ne vitin 2007 arriten ne 100 miliarde franga. Por fatkeqesisht deri tani prezenca e kapitalit zviceran ne Shqiperi eshte gati e paperfillshme.

“Pas renies se komunizmit ne lindje fokusi i bizneseve zvicerane kane qene me shume tregjet e medha si Cekia apo Polonia. Por tani ka ardhur koha qe te shohim tregje te reja dhe Shqiperia sigurisht po behet nje treg interesant”, shprehet biznesmeni Peter Jenelten.

Qeveria mendon se rruga me e mire per terheqjen e investimeve te huaja eshte ajo permes lehtesirave fiskale. “Ne kemi vendosur qe ne vitin 2009 te ulim kontributet e punedhenesve ne 15 perqind dhe objektivi eshte qe brenda 2010-es te arrijme ne 10 perqind”, ka sqaruar Uldedaj.

Por te huajt thone se problemi i tyre kryesor ne Shqiperi nuk eshte ai i taksave. “Une kam nje biznes ne Shqiperi ne ndertimin e rrugeve. Ajo qe ve re aty eshte se ne punet publike thuajse nuk ka fare kontroll mbi cilesine e punimeve dhe kjo jo vetem qe deformon artificialisht tenderat, por eshte dhe nje shperdorim i madh i parave publike. Nje tjeter problem madhor mbetet kaosi i pronave, pasi ne Shqiperi mund te blesh nje prone dhe s’je i sigurte nese ajo eshte e jotja”, eshte shprehur biznesmeni zviceran Mejkel Knegh.

Investimet e huaja ne  Shqiperi, ndonese ne rritje mbeten ne nivele mjaft te uleta krahasuar me rajonin dhe ne vitin me te mire, ate 2007, ishin me pak se 6 perqind e Produktit Kombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›