Gazi, teresisht jashte kontrollit

Dhe kjo eshte nje nder arsyet kryesore te shperthimeve dhe tragjedive, rasti i fundit i te cilave ishte ne Lapardha te Beratit.
Kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik i Hidrokarbureve ka theksuar se ky treg eshte nje kercenim jo vetem per jeten e njerezve qe merren me kete biznes, por edhe per konsumatoret.
“Keto aktivitete nuk mund te ushtrohen nga njerez te “forte”. Ka njerez qe pijne duhan prane bombulave te gazit dhe behen rrezik per njerezit qe i rrethojne”, ka deklaruar Ilir Kurti.
Sipas ligjit, mbushja e bombulave te gazit duhet te behet nga 30 shoqeri te licensuara. Por kjo skeme nuk ka funksionuar asnjehere. Sipas Kurtit, ne te gjithe vendin ka me qindra dyqane, por edhe oborre shtepish, ku behet mbushja e gazit nga njera bombul ne tjetren.
“Nese do te shohim qytete te medha qe kane polici bashkiake, zbatimi i ligjit eshte me i lehte. Ndersa tek komunat, ku dominojne mentalitetet e te fortit dhe ngjyrat partiake, situata eshte per t’u deshiruar. Mosfrenimi i ilegalitetit ka bere qe te rritet aktiviteti i te paligjshmit”, ka pohuar Kurti.
Inspektoriati ndihet i pafuqishem perballe kesaj situate, ndaj kerkon qe pushteti vendor te zbatoje ligjin dhe te mbylle keto biznese qe jane teresisht te paligjshme dhe qe nuk plotesojne asnje kriter teknik.
“Ne menyre kategorike eshte e ndaluar te besh mbushje nga nje bombul ne bombulen tjeter. Kush e ndalon kete, vetem pushteti lokal qe ka kompetencat”, ka shtuar Kurti.
Zoti Kurti deklaroi se me shume se 60% e pikave te karburantit ne gjithe vendin jane te paligjshme dhe nuk respektojne asnje kriter. Ne kryeqytet brenda nje rruge ndodhen disa karburante prane njera-tjetres, nderkohe qe kushti eshte te jene 5 kilometra larg.